Maqedonia vendos: Nga e hëna do publikohen ‘bombat’ kundër pushtetit
Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) ka vendosur që të publikohen të gjitha të ashtuquajturat 'bombat' kundër pushtetit aktual.
Këshilli qendror i LSDM vendosi sonte që të publikojë të gjitha materialet siç janë të njohura si “bombat” për kriminalitetin e pushtetit aktual në Maqedoni.
Siç bëhet e ditur, të gjithë anëtarët e Këshillit qendror në selinë partiake kanë miratuar vendimin e liderit të partisë Zoran Zaev. Të gjitha materialet do të publikohen nga dita e hënë.
Këshilli qendor ka vlerësuar se duhet të zbardhen e vërteta përmes dokumenteve që dëshmojnë përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve, kontrollin e plotë dhe keqpërdorimin e të gjitha institucioneve shtetërore për qëllime partiake dhe zgjedhore, shkelje të mëdha të procesit zgjedhor, kriminalitet dhe korrupsion në të gjitha nivelet e pushtetit.
Kjo parti në konkluzat e saj thekson se dokumentet që do zbardhen konfirmojnë qëndrimet e opinionit të brendshëm dh të jashtëm për presione ndaj mediave, lirisë së shprehjes, drejtësisë së diktuar, kontrollit të plotë të institucioneve, etj.
LSDM vlerëson se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, askush nuk ka të drejtë të ndalojë publikimin e dokumenteve. Vetë lideri Zaev ka paralajmëruar se nga dita e hënë do të nis me publikimin e materialeve dhe të vërtetës. “Qytetarë të nderuar të Maqedoni, më në fund do të dal e vëreteta”, theksoi Zaev.
KOHA JONË SONDAZH

