Maroku i bën një nderim të veçantë Trumpit, emërton autostradën në nder të tij

Maroku ka vendosur të nderojë presidentin amerikan Donald Trump duke i vendosur emrin e tij një prej autostradave më të rëndësishme në vend. Vendimi është marrë me urdhër të Mbretit Mohammed VI dhe është bërë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve MAP.

Autostrada Tiznit-Dakhla do të mbajë emrin zyrtar “Donald J. Trump”, si shenjë vlerësimi për vendimin e administratës Trump në vitin 2020, kur Shtetet e Bashkuara njohën sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore. Ky hap erdhi në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Marokut dhe Izraelit.

Me një gjatësi prej rreth 1,055 kilometrash, autostrada konsiderohet si një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në kontinentin afrikan. Ajo lidh qytetin e Tiznitit me Dakhla, duke përshkuar territorin e Saharasë Perëndimore. Edhe pse punimet nuk kanë përfunduar plotësisht, vlera e investimit llogaritet në rreth 850 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Donald Trump reagoi ndaj këtij vendimi përmes një postimi në Truth Social, ku falënderoi Mbretin Mohammed VI dhe e cilësoi emërtimin e autostradës me emrin e tij si një vlerësim të madh. Ai shtoi se do të dëshironte ta përshkonte një ditë të gjithë gjatësinë e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sahara Perëndimore vijon të jetë një territor i diskutueshëm në arenën ndërkombëtare, me mosmarrëveshje të kahershme mes Marokut dhe Frontit Polisario për statusin e saj përfundimtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?