Marrëdhëniet gjermano-turke në rrezik ndërsa Gabriel udhëton drejt Ankarasë

Kreu diplomacisë gjermane shpreson që vizita e tij e ardhshme në Ankara do të zbusë tensionet diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë.

“Jemi në kërkim të mënyrave për rivendosjen e marrëdhënieve të normalizuara me Turqinë”, u shpreh sot ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel nga Shën Petërburgu.

Gabriel, i cili ndodhej në Rusi për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, do të udhëtojë drejt Ankarasë në fillim të javës së ardhshme, ku pritet të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tema kryesore e diskutimeve dypalëshe pritet të jetë vendimi i Turqisë për ndalimin e vizitës së ligjvënësve gjermanë në bazën ajrore të Incirlikut në Turqinë jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelarja Angela Merkel ka parashtruar mundësinë e tërheqjes së 260 ushtarëve gjermanë nga baza në fjalë, pasi një delegacion parlamentar gjerman nuk u lejua të vizitonte zonën  muajin e kaluar.

Autoritetet turke morën vendimin për të penguar vizitën e delegacionit parlamentar si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjermanisë për t’u akorduar azil politik ushtarëve turq të akuzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit të vitit të kaluar.

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman vlerësohet si përpjekja e fundit për sheshimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?