Marrëveshja tregtare SHBA-Japoni kalon në parlamentin japonez: Tarifat e makinave, ende në pikëpyetje!

Parlamenti i Japonisë miratoi këtë javë një marrëveshje të limituar tregtare që kryeministri Shinzo Abe ra dakord me Shtetet e Bashkuara, duke krijuar mundësinë e heqjes së tarifave në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ka pasiguri në lidhje me progresin që mund të bëjë Japonia në negociatat për të hequr tarifat amerikane tek makinat,  duke shkaktuar dyshime se marrëveshja ishte përfituese për të dyja palët. Japonia dhe SHBA nënshkruan  muajin e kaluar marrëveshjen për të ulur tarifat ndaj mallrave bujqësorë amerikanë, pajisjet dhe makineritë japoneze si dhe produkte të tjera.

Hapi i radhës i marrëveshjes është kalimi në dhomën e lartë të parlamentit.  Marrëveshja i ka dhënë Trump një sukses që mund ta përdorë tek votuesit, por Abe ka thënë se kjo do të jetë më përfituese për Japoninë.

Japonia vlerëson se marrëveshja fillestare do të nxisë ekonominë me 0.8% në 10 vitet e ardhshme. Megjithatë, projeksionet janë bazuar në supozimin se SHBA heq tarifat ndaj makinave japoneze.

Pasi marrëveshja të ratifikohet, Japonia dhe SHBA kanë katër muaj kohë për të zhvilluar negociata të tjera dhe Trump ka thënë se kërkon më shumë bashkëpunim me Japoninë.

/Scan

SHKARKO APP