Marrëveshja ushtarake SHBA-Indi, do të shkëmbejnë të dhëna satelitore

From left, U.S. Secretary of Defence Mark Esper, U.S. Secretary of State Mike Pompeo, Indian Defence Minister Rajnath Singh and Foreign Minister Subrahmanyam Jaishankar address a joint press conference at Hyderabad House in New Delhi, India, Tuesday, Oct. 27, 2020. With President Donald Trump in a tight race for a second term against former Vice President Joe Biden, Pompeo and Esper sought to play on Indian suspicions about China to shore up a regional front against increasing Chinese assertiveness in the Indo-Pacific region. (AP Photo/Altaf Qadri)

Nënshkruhet marrëveshja ushtarake midis ShBA-së dhe Indisë. Ajo parashikon ndarjen e të dhënave satelitore, një ndihmë e madhe për dornët dhe raketat indiane. Kjo marrëveshje vjen përbri rritjes ushtarake të Kinës dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, lëshoi akuza të forta kundër Partisë Komuniste që e quajti një armike të demokracisë.

“Aty ku Kina ka më shumë ndikim për të forcuar marrëdhëniet strategjike”. Me këtë qëllim filloi turneu pesëditor i sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Azi. Ndalesa e parë India.

Këtu u nënshkrua një marrëveshje ushtarake për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet satelitëve, sidomos për t’u siguruar precizion të lartë avionëve të telekomanduar dhe raketave indiane. E quajtur ‘Marrëveshja Bazë e Shkëmbimit dhe e Bashkëpunimit’, ajo konsiderohet historike për marrëdhëniet midis dy fuqive ose “një përparim i dukshëm” i lidhjeve ushtarake, siç e përcaktoi ministri indian i Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbi bazën e ndarjes së vlerave dhe interesave të përbashkët, jemi krah për krah për të garantuar një rajon të hapur Indo-Paqësor. Mbi të gjitha në sfondin e rritjes agresive dhe veprimtarisë destabilizuese të Kinës”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper. Fjalë të qarta që vijnë pak ditë para garës presidenciale për Shtëpinë e Bardhë dhe që ritheksojnë linjën e ashpër të presidentit Donald Trump, kundër Pekinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari Pompeo u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ShBA-Indi, pas ministerialit që drejtoi me homologun indian.

Pompeo theksoi se bisedat e shëndosha në Nju Delhi ishin të fokusuara tek “Partia Komuniste e Kinës që nuk është një mik i demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe lirisë së lundrimit”.

Nga Nju Delhi, Mike Pompeo u dërgoi një mesazh edhe Armenisë e Azerbajxhanit, që të respektojnë armëpushimin e rënë dakord për luftimet në enklavën e Nagorno Karabakh-ut.

Pas Indisë, Pompeo do të vizitojë Sri Lankën dhe Maldivet, vende në të cilat Kina ka mbërritur me investime të mëdha në disa sektorë strategjikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?