Martin Schulz: Brenda javës marrëveshje me Greqinë

“Do të kemi marrëveshje me Greqinë brenda javës”, deklaron presidenti i parlamentit Europian, Martin Schulz në intervistë për revistën Europolitics. Ndër të tjera, Schulz thekson: “Ndjesia ime është se do të kemi marrëveshje me Greqinë brenda javës. Duhet të finalizohen negociatat. Ekziston një marrëveshje në parim në kuadër të Eurogrupit. Greqia nduhet të paraqesë propozimet për reformat, për kornizën e investimeve të vendit dhe ripërtëritjen e ekonomisë. Koha është tani, nuk mund të presim që të përfundojmë në kompromis. Jemi në fazën e fundit të negociatave. Nevojitemi një zgjidhje para fundit të muajit”.

I pyetur në vazhdim se nëse dhe sa duhet të përgatitet BE për mundësinë e daljes së Greqisë nga zona e euros, Schulz, nënvizon: “Jo. Nëse doni që dikush të qëndrojë në familje, nuk bëni studime lidhur me një dalje të mundshme. Po punojmë fort që ta mbajmë Greqinë në euro. Dua të ndihmoj qeverinë greke, cilado qoftë ajo qeveri, që të qëndrojë në eurozonë. Sepse spekulimi në kurriz të euros është dëshmuar veçanërisht i dëmshëm. Vija është e thjeshtë: Greqia mbetet në euro dhe porta e spekulimit në kurriz të monedhës së përbashkët mbyllet”. 

SHKARKO APP