Masakër në kufi me Turqinë, 43 të vdekur në një treg
Janë të paktën 43 viktima në një atentat në Azaz, një qytet sirian në kufi me Turqinë i kontrolluar nga rebelët. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Kombëtar për të drejtat e njeriut, që ka sinjalizuar shpërthimin e një autobombe në një treg të mbipopulluar përballë një gjykatë islamike.
Gjashtë viktima janë rebelë, por për pjesën më të madhe bëhet fjalë për civilë.
Sulmi vjen në një kohë ndërsa është në fuqi armëpushimi i arritur mes regjimit dhe rebleëve që nuk përfshin ISIS-in.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes që vjen në kohën kur në mbarë Sirinë është vendosur armëpushimi i ndërmjetësuar prej Rusisë dhe Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

