Masakër në Las Vegas: 50 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur
Policia e Las Vegas ka thënë se “më shumë se 50 persona kanë të vdekur” dhe më shumë se 200 janë plagosur në të shtënat në koncertin e Las Vegasit mbërmjen e së dielës. Ngjarja e rëndë është shndërruar kështu në te shtënat më vdekjeprurëse në historinë amerikane. Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm mbi 30 mijë njerëz.
Shefi i departamentit të policisë në Las Vegas saktësoi se sulmuesi ishte vendosur në katin e 32-të të hotelit “Mandalay Bay”. Lombardo deklaroi se janë lënduar gjithashtu 100 persona.
Ai tha se oficerët qëlluan dhe vranë të dyshuarin, i cili është banor vendas. Ndërkohë policia po kërkon dy automjete që thonë se janë të lidhur me sulmuesin.
Të dyja makinat mësohet se kanë targa shtetërore të Nevadas.

