Masakër në një sinagogë në Jeruzalem. Sulm me sëpata dhe thika, 4 besimtarë të vdekur dhe 8 të plagosur

Dy burrat  palestinezë që shkaktuan ngjarjen e rëndë, të cilët ishin nga Jeruzalemin Lindor u qëlluan për vdekje nga policia.

Kohët e fundit ka pasur disa sulme me pasojë vdekjen dhe përleshje në Jeruzalem duek shtuar tensionet dhe ngjarjet e trazuara, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do të përgjigjet “me një dorë të hekurt” ndaj sulmit më të rëndë të ndodhur në Jeruzalem këto gjashtë vite.

Dy palestinezët sulmuan një sinagogë në Jeruzalem, duke qëlluar me sendet e forta njerëzit që ndodheshin brenda, ku si pasojë 8 besimtarë u plagosën dhe katër mbetën të vdekur.

Dy personat që kryen sulmin mendohet se ishin kushërinj të moshave 22 dhe 27 vjeç, të dy nga Jeruzalemi Lindor.

Ata janë identifikuar nga mediat lokale si Uday dhe Rassan Ebu Jamal.

Ndërsa lideri i Hamasit Mushir al-Masri e qujati masakrën brenda sinagogës si një “akt heroik.

SHKARKO APP