
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në qytetin e Rotterdamit në Hollandë. Një
32-vjeçar ka shtënë me armë zjarri në spitalin universitar të këtij qyteti dhe dyshohet se ka qënë autor i një sulmi tjetër me armë zjarri në një banesë aty pranë po ashtu.
Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur disa persona. 32-vjeçari bëhet me dije se kishte veshur rroba ushtarake dhe me një pistoletë kishte hapur zjarr në spitalin universitar të qytetit.
Njoftohet se agresori është arrestuar në Qendrën Mjekësore Erasmus.