Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Masakra e 1988-ës në Iran, Presidentja e Këshillit të Rezistencës: Duhet të përmbyset regjimi që mohon gjenocidin

Bota E premte, 27 Gusht 2021 21:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një konferencë online të zhvilluar të premten më 27 gusht nga rreth 2000 pika anembanë botës, Maraym Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut që të themelojnë një mision ndërkombëtar të gjetjes së fakteve për të hetuar masakrën e 1988-ës në Iran.

Gjatë muajve të mëparshëm, Raportuesi Special i OKB-së mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, Amnesty International, dhe mbi 150 mbrojtës të spikatur të të drejtave njerëzore kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur të OKB-së mbi këtë ngjarje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 3 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 9 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 9 orësh

Maryam Rajavi i bëri thirrje gjithashtu SHBA dhe Europës që ta njohin masakrën e 1988-ës në Iran si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, dhe i nxiti ato të mos e mirëpresin Ebrahim Raisi-n (presidentin aktual të Iranit) në vendet e tyre, por ta ndjekin penalisht dhe t’i kërkojnë llogari atij. Ebrahim Raisi ka qenë anëtar i “komisionit të vdekjes” në Teheran, komision i cili ka dhënë urdhër për ekzekutimin e mijëra të burgosurve në 1988-ën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në verën e 1988-ës, Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i atëhershëm i regjimit iranian nxori një fetva (urdhëresë fetare) për ekzekutimin e të gjithë anëtarëve të burgosur të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët vazhdonin t’i qëndronin besnikë kauzës së tyre. Si pasojë u ekzekutuan rreth 30,000 të burgosur politikë.

“Për ne, lëvizja Thirrje-për-Drejtësi është sinonim me këmbënguljen, qëndrueshmërinë, dhe rezistencën për ta përmbysur këtë regjim dhe për të themeluar lirinë me gjithë forcën tonë. Për këtë arsye, regjimi përpiqet ta mohojë masakrën, ta minimizojë numrin e viktimave, dhe t’ua fshijë identitetet, sepse kështu i shërben interesave të veta dhe ndihmon ruajtjen e pushtetit të vet”, tha Rajavi.

Mes folësve në këtë event ishin një numër personalitetesh europiane, duke përfshirë dy ish-ministra të jashtëm të Italisë, Franco Frattini dhe Gullio Terzi, si dhe Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës. Në këtë event folën edhe ish-ministri i jashtëm kanadez John Baird, dhe Geoffrey Robertson, Gjykatës Apeli në Gjykatën Speciale të OKB për Krime Lufte në Sierra Leone.

“Veprimet e qeverisë së re të Iranit janë në përputhje me historinë e regjimit. Ministri i ri i jashtëm ka shërbyer edhe në qeveri të mëparshme. Nuk ka asnjë ndryshim midis konservatorëve dhe reformistëve. Është i njëjti regjim. Kjo konfirmohet nga afërsia e ministrit të jashtëm me komandantin e Forcave Quds. Ai madje ka konfirmuar se do ta vazhdojë rrugën e Qassem Soleimani-t,” tha Z. Frattini.

Ndërkohë, ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt tha me keqardhje se “Masakra e 1988-ës, e planifikuar dhe e ekzekutuar me rigorozitet e me një shënjestër të qartë në mendje, kualifikohet si gjenocid. Ajo nuk është hetuar kurrë zyrtarisht nga OKB dhe autorët e krimeve nuk janë hedhur në gjyq. Ata vazhdojnë të gëzojnë pandëshkueshmëri. Sot, regjimi drejtohet nga vrasësit e asaj kohe”.

“Është e rëndësishme që BE dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar të marrin përsipër role udhëheqëse lidhur me këtë çështje. Qeveria në Iran, e drejtuar nga Raisi, mbart një faj edhe më të madh lidhur me çështjen e masakrës së 1988-ës”,-tha Kumi Naidoo, ish Sekretar i Përgjithshëm i Amnesty International.

“Sot, Irani sundohet nga një vrasës. Parlamenti iranian mund ta ketë pranuar atë, por ne nuk do ta pranojmë. Gratë iraniane nuk do ta pranojnë. Gratë janë një element themelor i shoqërisë. Nëse i mbyllim sytë, edhe ne do të jemi përgjegjës”,-pohoi Dominique Attias, Presidente e Federatës Europiane të Avokatëve.

Geoffrey Robertson, President i parë i Gjykatës Speciale të OKB për Sierra Leone, foli lidhur me përgjegjësinë për masakrën e 1988-ës “Nuk ka dyshim që ka arsye të forta për të ndjekur penalisht Ebrahim Raisi-n dhe individë të tjerë. Është kryer një krim që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare. Duhet bërë diçka lidhur me këtë, ashtu siç është bërë kundër autorëve të masakrës së Srebrenicës”.

Edhe Theo Van Boven, ish-drejtor i Divizionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Raportues Special i OKB mbi Torturën, bëri thirrje për një hetim të pavarur nga Kombet e Bashkuara mbi masakrën e 1988-ës dhe përgjegjësinë e Raisi-t. Zëra politikë u ngritën gjithashtu kundër mosveprimit nga ana e BE-së për sa i përket situatës së rëndë të të drejtave njerëzore në Iran.

“Pavarësisht gjithë thirrjeve për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi masakrën e 1988-ës, Bashkimi Europian i ka shpërfillur këto thirrje, nuk ka reaguar, dhe nuk ka qenë i përgatitur për të shprehur një reagim. Dua t’i bëj thirrje BE-së që ta sanksionojë regjimin për krime kundër njerëzimit. Mendoj se Lituania mund të marrë drejtimin mes shteteve të BE-së”,- tha Audronius Ažubalis, ish-ministër i jashtëm i Lituanisë dhe anëtar i Parlamentit Lituanez.

U transmetuan gjithashtu një numër video-mesazhesh nga njerëz brenda Iranit të cilët bëjnë thirrje për veprim ndërkombëtar lidhur me masakrën e 1988-ës, si shenjë solidariteti edhe nga brenda Iranit. Në konferencë morën pjesë edhe rreth 1,000 ish të burgosur politikë, disa prej të cilëve janë të mbijetuar të masakrës së 1988-ës. Ata dhanë dëshmi tronditëse të përjetimeve të tyre brenda burgjeve të mullahëve.

Etiketat e lidhura

Maryam RajaviMasakra e 1988-ës në Iran
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.