FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masakra, i riu pranon vrasjen e 17 personave

19-vjeçari Nikolas Kruz, ka pranuar vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida. I riu është paraqitur në gjykatë, ku ka rrëfyer autorësinë e masakrës që tronditi të mërkurën Shtetet e Bashkuara dhe që rihapi debatin për përdorimin e armëve.

Policia amerikane bëri me dije se 19-vjeçari Nikolas Cruz ka rrëfyer se ai ka hyrë në kampusin e shkollës, duke hapur zjarr ndaj nxënësve, përpara se të braktiste armën dhe të përpiqej të arratisej.

Ai pranoi se mbante me vete armatime shtesë, përveç pushkës me të cilën kreu krimin. I riu është paraqitur në gjykatë me 17 akuza për vrasje me paramendim, teksa sulmi është konsideruar si masakra më e rëndë në shkollat amerikane që prej vitit 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama

19-vjeçari Nikolas Cruz ishte përjashtuar nga gjimnazi Marjory Stoneman Douglas dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë si një person “të çuditshëm” me një pëlqim për armët. Ky interes i të riut reflektohej edhe në profilet e tij në mediat sociale, që sipas autoriteteve kishin përmbajtje shqetësuese. Prej kohësh, jo vetëm mësuesit e Cruz, por edhe Byroja Federale e Hetimit ishin në dijeni të rrezikut që kanoste adoleshenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?