Masakra në Australi, arrestohet nëna pasi dyshohet për vrasjen e 8 fëmijëve

Nëna e 7 prej 8 fëmijëve të gjetur të vrarë në një shtëpi në Cairns është arrestuar pas dyshimeve për vrasje.

Sipas policisë, gruaja e moshës 37-vjeçare, ishte në gjendje të rënduar psikologjike kur u pyet nga hetuesit.

Gruaja u gjet në banesë e plagosur me thikë së bashku me 8 fëmijët e pajetë. Fëmijët ishin të moshës 18 muajsh deri në 15 vjeç. 7 prej fëmijëve i përkasin 37-vjeçares, ndërsa fëmija i tetë ishte mbesa e saj.

Detektivi i policisë, Bruno Asnicar konfirmoi arrestimin e nënës, ndërsa u shpreh se ajo aktualisht ndodhet në spitalin ‘Base Cairns’ nën masa të rrepta sigurie.

Emri i gruas ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, ndërsa fillimisht u tha se ajo ishte 34 vjeç.

Trupat e fëmijëve u zbuluan nga djali 20-vjeçar, pas mbërritjes në shtëpi të premten në mëngjes.

SHKARKO APP