Masakra në Nigeri, ushtria gjen 70 trupa të dekompozuar

Ushtria nigeriane ka gjetur 70 trupa të pajetë në Damasak, pas çlirimit të qytetit nga pushtimi i militantëve të grupit terrorist Boko Haram. Trupat janë të dekompozuar thuajse të gjithë, dhe shumica janë të masakruar.

Nga imazhet zona duket si vend ekzekutimi i grupit islamik. Autoritetet thonë se pas vrasjes militantët i kanë hedhur poshtë një ure në një nga rrugët kryesore jashtë qytetit të 70 viktimat. Disa prej tyre i kishin kokat e prera plotësisht

Sipas një vëzhgimi të parë të trupave, kuptohet se vrasja është kryer kohë më parë, edhe pse ajri i thatë i shkretëtirës mund të dekompozojë më lehtësisht trupat e pajetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boko Haram ka vrarë mijëra njerëz në 6 vjet kryengritje të tyre, me qëllim krijimin e kalifatit islamik në verilindje të Nigerisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qyteti i Damasak u pushtua prej tyre në nëntor të 2014, por është marrë nën kontrollin e autoritetve me ndihmën e ushtrisë së cadit të shtunën e shkuar.

Të enjten Boko Haram ekzekutoi 10 persona në qytetin e Gamburu, në kufi me Kamerunin, për të demonstruar forcën e tyre ndaj civilëve të pambrojtur dhe për të shkaktuar largimin e tyre.

Presidenti i vendit Goodluck Jonathan është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar grupin vrasës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?