Masakra në Serbi me 9 viktima, 14-vjeçari kishte përgatitur me detaje sulmin

Një 14-vjeçar, që sipas autoriteteve kishte marrë armën e të atit, hyri në shkollën ku studionte të “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, duke vrarë 8 nxënës, 7 vajza dhe një djalë, dhe 1 roje te sigurisë. 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur në sulm, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

“Ai e tha vetë se e kishte planifikuar këtë krim. Kjo është një listë e fëmijëve që kishte planifikuar të ekzekutonte. Kishte bërë një plan se si të hynte dhe të dilte nga shkolla, i cili u gjet në tavolinën e tij. Dhe siç e tha vetë kishte përcaktuar shënjestrat kryesore. Duket pak si një listë e shkëputur nga videogamet apo një film horror”, u shpreh shefi i policisë së Beogradit, Veselin Milić.

14-vjeçari e kishte përjetuar dhunë nga disa bashkëmoshatarët, dhe e kishte planifikuar sulmin prej 1 muaji dhe kishte përgatitur një listë me fëmijët që do shënjestronte, që dukej te kishte dalë nga një film horror. Autoritetet thanë se i riu, i cili kishte përgatitur edhe bomba molotovi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?