Masakra në Suedi, jo për motive ideologjike

Tragjedia në një shkollë nate Orebro të Suedisë është e madhe, ku një 35-vjeçar qëlloi për vdekje 10 persona dhe u vetëvra. Hetuesit hodhën poshtë mundësinë që autori të jetë nisur nga motive ”ideologjike”.

Të afërmit e tij thanë për mediat se autori ka qenë në një moment të vështirë të jetës së vet. Ai ka qenë i papunë, i mbyllur në vetvete, jetonte larg familjes së tij dhe kishte probleme me shëndetin mendor.

Pranë shkollës janë vendosur qirinj dhe lule. Flamujt në ndërtesat zyrtare në Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, si dhe në parlamentin suedez u ulën në gjysmështizë në shenjë zie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?