Masakra në teatër, Zelensky: Me qindra njerëz janë nën rrënoja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se nga masakra ruse në Mariupol, ku forcat ushtarake bombarduan një teatër në të cilin strehoheshim, me qindra civilë janë nën rrënoja.

Zelensky tha se deri më tani janë gjetur 130 të mbijetuar, ndërsa shtoi se bombardimet nga forcat ruse pengojnë autoritetet që të krijonin korridore efektive humanitare në Mariupol.

“Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar. Por qindra banorë të Mariupolit janë ende nën rrënoja”, tha Zelensky.

SHKARKO APP