Masakra në Texas, vrasësi i El Paso nuk pendohet

Vrasësi i El Paso, Patrick Crusius, është pyetur dhe nuk tregon asnjë pendim për masakrën, ku u vranë 20 njerëz, pjesa më e madhe qytetarë meksikanë dhe me origjinë hispanike. 21-vjeçari rrezikon tani dënimin me vdekje. Ndër të tjera drejtori i Fbi Chris Wray ka urdhëruar një operacion në të gjithë territorin për të zhdukur në këtë mënyrë kërcënimet e reja për atentate pas masakrës së Texas dhe Ohio.

Ndër të tjera Meksika kërcënon për aksione ligjore kundër SHBA, pas tragjedisë së El Paso, duke akuzuar administratën Trump, që nuk ka mbrojtur qytetarët e vet, në atë që ministri i jashtëm Marcelo Ebrard e ka cilësuar ‘një sulm terrorist kundër meksikanëve të pafajshëm’.

“Presidenti më kërkoi të siguroj që indinjata e Meksikës të përkthehet në aksione efikase të shpejta për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve meksikanë në Shtete Bashkuara të Amerikës’ ka thënë Ebrard, duke nënvizuar që gjatë sulmit të paktën 7 meksikane u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën.

Ebrard ka qartësuar që qeveria e tij po vlerëson mundësinë për të prezantuar në Shtetet e Bashkuara një denoncim për terrorizëm, duke kërkuar ekstradimin e autorit të masakrës.
Ministri, sipas asaj që thotë tv Milenio, ka nënvizuar ‘që bëhet fjalë për një iniciativë që nuk ka precedent’, për të cilën vendimi përfundimtar duhet të merret nga prokurori i përgjithshëm meksikan, Alejandro Gertz Manero.

‘E konsiderojmë atë që ndodhi-ka shpjeguar ministri- si një akt të pastër terrorizmi kundër komunitetit meksikan dhe kundër qytetarëve të Meksikës në SHBA. Meksika është e indinjuar, por nuk propozojmë ti përgjigjemi urrejtjes me urrejtje. Do të reagojmë duke përdorur dhe respektuar ligjin’.
Ebrard ka shtuar që ministria e tij do të ndjekë rrugët ligjore kundër atyre që do të rezultojnë përgjegjës për shitjet e armëve dhe kundër atyre që kanë qëlluar drejtpërdrejt.

SHKARKO APP