Masat ekonomike për Covid-19, Maqedonia e Veriut merr 600 milion euro borxh

Maqedonia e Veriut planifikon të marrë hua prej 600 milionë euro për mbajtjen e likuiditetit të buxhetit në betejën me dëmet financiare të shkaktuara nga koronavirusi.

Qeveria do të kërkojë 400 milionë euro hua nga bankat e huaja, deri në lëshimin e eurobondit, shkruan Alsat.

Borxhi do të jetë me afat kthimi prej 12 muajve, me normë interesi nën 2,75% dhe do të shlyhet me mjetet e eurobondit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani është që 87 milionë eurot shtesë të tërhiqen nga FMN ndërsa 100 deri 120 milionë nga Banka Botërore. Me këto mjete, shprehet ministrja e financave Nina Angellovska, madje edhe në skenarin më të keq të mundshëm do të sigurohen mjete për financimin e masave më të mëdha për ekonominë dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut është shënuar 1 viktimë dhe 114 të infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?