Mashtroi se e kishin përdhunuar 12 izrealitë, 19-vjeçarja britanike dënohet me 1 vit burg
Një adoleshente britanike që pretendoi se ishte dhunuar nga një bandë prej 12 burrash izraelitë është shpallur fajtor për mashtrim. 19-vjeçarja ishte bindur nga gjykata në Qipro që të tregonte historinë e vërtetë që ishte ndryshe.
Një gjykatëse zbuloi se ajo kishte gënjyer për hakmarrje për faktin se ishte filmuar duke bërë seks me një burrë që kishte takuar në hotelin e saj. Vajza të cilës nuk ishte bërë i ditur emri është dënuar me 1450 paund gjobë dhe një vit burg.
Dënimi është shtyrë deri më 7 janar dhe ekipi i saj mbrojtës thotë se ata planifikojnë të apelojnë. Ndërsa doli nga gjykata, vajza e kishte mbuluar fytyrën teksa shoqërohej nga mamaja e saj.