Maska dhe dhurata për një samit të jashtëzakonshëm të BE-së
Ulur në distancë nga njëri tjetri, 24 burra dhe pesë gra të maskuar, asgjë nga një shoqëri e fshehtë, por gjithçka nga një samit i drejtuesve të Bashkimit Europian në Bruksel, në kohën e koronavirusit.
Për të ngrohur këtë atmosferë disi të çuditshme, 27 krerët e shteteve dhe qeverive, të drejtuar nga presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, patën dy ditëlindje për të festuar, atë të kryeministrit portugez, Antonio Costa (59) dhe kancelares gjermane Angela Merkel (66).
Bashkëpunëtorët e tyre nuk kishin harruar dhuratat.
Për kancelaren, shishe vere të bardhë nga ana e presidentit francez, Emmanuel Macron, çokollata belge të ofruara nga Charles Michel, një shishe argjendi me vaj trëndafili bullgar nga presidenti i këtij vendi, Boïko Borissov dhe një përkthim në gjermanisht i romanit “L’aveuglement” i fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë , portugezi Jose Saramago, i shënë nga drejtuesi, Antonio Costa.
Ndërsa austriaku, Sebastian Kurz, odroi një dhuratë të ëmbël, në “Sachertorte”, ëmbëlsira e njohur vjeneze me çokollotë.
Kancelarja i dha homologut të saj portugez, Kosta një faksimile të një harte të shekullit të 17-të të Goa-s, ish kolonisë së Portugalisë nga e cila kishin origjinën paraardhësit e saj, dhe katalogun e një ekspozite mbi lundruesit portugezë, ndërsa Macron i dha atij një tablo.
Kryeministri portugez u dhuroi secilit prej kolegëve … nga një kuti COVID-19 të personalizuar me maska në ngjyra të ndryshme.
Salla e madhe ku mbahet Këshilli Evropian ka qenë kurrë kaq e pastër, ajo është dezinfektuar plotësisht dhe tabelat dhe karriget e Këshillit janë zhvendosur nga stafi me duart me dorashka të dezinfektuara.
Distancat mes secilit udhëheqës u matën për të respektuar një distancë prej rreth dy metrash. Dritaret u spërkatën me dezinfektues, ekranet u pastruan. Ashtu si kutitë që përmbajnë kufje për përkthimet.