“Maskat janë të panevojshme”, Twitter bllokon djalin e Trump-it!
Twitter ia bllokoi përkohësisht djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, mundësinë që të bëjë postime në platformën e njohur sociale.
Shkak u bë postimi prej tij i videos së një mjeku që dilte me pretendime të rreme për kurimin nga koronavirusi dhe deklaronte se njerëzve “nuk u nevojiten maska” për të parandaluar përhapjen e virusit.
Aty diskutohej dhe për përfitimet e hidroksiklorinës. Disa persona, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën. Twitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit për koronavirusin.
“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, pohuan drejtues të tij për BBC-në. Donald Trump i Riu, edhe pse nuk mund të bëjë postime për disa, mund të lexojë ato të të tjerëve. Twiiter po përpiqet të tregojnë se është duke marra masa që të luftojnë dezinformimin mbi sëmundjen, që është përhapur mjaft.