Maskohen si punonjës, vjedhin Samsung Galaxy S9 me vlerë 1 mln dollarë në aeroport (FOTO)

Disa hajdutë nga Brazili, të maskuar si punonjës, kanë vjedhur ngarkesën me telefona Samsung Galaxy S9 me vlerë 1 milionë dollarë nga aeroporti ndërkombëtar i Rio de Zhaneiro.

Televizioni Globo publikoi të mërkurën pamjet e videos së sigurisë të burrave që ishin të veshur me uniformat e punonjësve të zonës së ngarkesës, pasi hynë në zonën e aeroportit ndërkombëtar të Galeo të dielën.

Banda, e cila ishte e armatosur, besohet se e ka fshehur ngarkesën me Samsung Galaxy S9 në Mare, një komunitet i varfër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk pranoi të komentojë mbi incidentin e raportuar, e fundit pas një vale të madhe vjedhjesh të ngarkesave të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?