FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mattis premton mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Afganistanin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit afgan dhe Qeverisë në Kabul.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi sulmet vetëvrasëse në Afganistan kanë vrarë dhjetëra njerëz, në mesin e tyre dhjetë gazetarë.

“Vrasja e gazetarëve dhe e njerëzve të tjerë të pafajshëm është dëshmi e madhe e asaj që ne kundërshtojmë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit afgan, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Qeverisë afgane dhe misioni i NATO-s do të vazhdojë punën, derisa ata të lëvizin kah një zgjidhje politike”, tha Mattis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulmet e së hënës në Kabul kanë mbetur të vrarë 25 veta, përfshirë dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë dhe shtatë gazetarë të tjerë, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Në një tjetër shpërthim në provincën Khost ka mbetur i vrarë një gazetar i BBC-së.

“Ne po japim maksimumin dhe kemi qenë të suksesshëm në bllokimin e shumë sulmeve të tilla ndaj njerëzve të pafajshëm, por, fatkeqësisht, ato nganjëherë ndodhin”, tha Mattis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?