May: 95% e marrëveshjes së Brexit është arritur
Theresa May është shprehur se do të “shqyrtojë çdo mundësi të mundshme” për të zhbllokuar bisedimet e Brexit.
Kryeminsitrja britanike u tha deputetëve se 95% e kushteve për daljen nga BE janë pranuar, por kufiri irlandez mbetet një pikë kyçe përplasjeje.
Ndërsa Bashkimi Europian dhe Britania janë të gatshme të marrin në konsideratë zgjatjen e periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020.
May u shpreh se gjithçka duhej të përmbyllej shumë më përpara majit të vitit 2022.
Koordinatori i Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, tha se marrëveshja e tërheqjes ishte 90% e plotë, dhe jo shifra prej 95% e dhënë nga May.
Kufiri irlandez mbetet një pengesë e madhe, tha ai në një komitet në Strasburg. Por Verhofstadt shtoi se ishte i bindur se një marrëveshje mund të arrihej përpara samitit të BE në dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

