FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbajti djalin të mbyllur në kafaz për 20 vite, arrestohet babai mostër në Japoni

Policia japoneze ka njoftuar se ka arrestuar një 73 vjeçar që raportohet të ketë mbajtur të mbyllur për më shumë se 20 vjet djalin e tij me nevoja të veçanta, transmeton AP.

Policia e prefekturës, Hyogo ka thënë se Yoshitane Yamasaki është arrestuar të shtunën dhe u është dorëzuar prokurorëve të hënën për hetime të mëtejme.

Yamasaki ka pranuar se ai ka mbajtur djalin e tij tani 42 vjeçar në një kafaz afër shtëpisë së tij deri në muajin janar, kur ai është nisur drejt zyrtarëve të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për gruan e tij mirëpo më pas ka treguar se çfarë ka bërë me të birin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët kanë vizituar shtëpinë dhe kanë gjetur djalin në kushte shumë të vështira të jetesës.

Yamasaki i ka thënë policisë se ai ka filluar të kufizojë daljet e të birit kur kishte filluar të bëhej i dhunshëm. Mediat japoneze kanë thënë se djali ka qenë i mbyllur për 20 vjet, mirëpo policia nuk ka mundur të konfirmojë numrin.

Policia ka thënë se ata janë ende duke hetuar rastin duke mos dhënë detaje tjera për gjendjen e djalit, përveç asaj se ai nuk ka pasur lëndime serioze për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?