Mbërrijnë në Turqi 3,5 milionë doza vaksina anticovid nga Kina
Një furnizim i ri me 3.5 milionë doza të vaksinës anti covid-19 mbërriti në Turqi nga Kina mëngjesin e sotëm. Vaksinat e prodhuar nga kompania farmaceutike SinoVac, u dërguan në Stamboll me një avion të ‘Turkish Airlines’ nga Pekini.
Shkon në 13 milionë numri i dozave që deri tani kanë mbërritur në Turqi, nga 50 milionë që janë prenotuar. Turqia ka nisur tashmë prej 15 ditësh fushatën e vaksinimit në vend.
Deri tani gati, 1.8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinën anti covid dhe janë në pritje të dozës së dytë që bëhët pas 28 ditësh. Mes personave të vaksinuar është dhe presidenti, Tayyip Erdogan.
Në fillim u vaksinuan personeli mjekësor, më pas të moshuarit në azile dhe që prej ditës së djeshme edhe moshat mbi 75 vjeç në mbarë vendin. Që prej nisjes së pandemisë në Turqi janë regjistruar 2,457,118 persona me Covid-19, nga të cilët kanë vdekur 25,605.