Mbi 1.100 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 27 pacientë
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.129 raste të reja nga 4.045 testime. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 27 viktima. Prej pacientëve të vdekur 12 janë nga Shkupi, nga tre janë nga Manastiri dhe Ohri, nga dy në Kumanovë dhe Tetovë dhe nga një në Prilep, Veles, Gostivar, Strumicë dhe Kërçovë.
Ndërkohë rastet e reja janë 458 janë në Shkup, 96 Manastir, Kumanova 82, Pirlpei 54, Velesi 47, Tetova 44, Kavadari 36, Gostivari 33, Shtipi 32, Koçani 28, Kërçova 27, Ohri 25, Strumica 22, Vallandova 18, Negotina dhe Gjevgjelia 17, Struga 15, Radovishi 13, Resnja 10, Berova dhe Probishtipi 7, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Dellçeva dhe Vinica 6, Demir Kapia, Demir Hisari dhe Kratova 3, Bogdanci dhe Pehçeva 2 si dhe Makedonska Kamenica dhe Dojrani 1.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1.152 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 143.162 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 118.946 janë shëruar dhe 4.589 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 19.927. /abcnews.al/