Mbi 1 mijë vdekje nga Covid-19 në SHBA, rekord fëmijësh të shtruar në spitale

Mbi 1 mijë shtetas në SHBa kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19.. Shifrat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara flasin për një përshkallëzim të situatës pandemike, ndërsa varianti Delta vijon të pushtojë zonat me nivel të ulët të vaksinimit.

Vdekjet nga Covid-19 janë rritur gjatë muajit të fundit, duke arritur në një mesatare prej 769 jetësh të humbura në ditë, më e larta që prej mesit të prillit. Administrata e Presidentit Joe Biden, konfirmoi se planifikon të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në avionë, trenë, autobusë, aeroporte dhe stacione treni deri në mesin e janarit.

Shtrimet në spital janë rritur me 70 për qind gjatë 2 javëve të fundit, ndërsa vihet re trendi i pacientëve të rinj në moshë. Fëmijët nuk po i shpëtojnë variantit Delta dhe 1838 të tillë regjistrohen si të hospitalizuar rreth Amerikës. I prekur nga koronavirusi edhe guvernatori i Teksasit, Greg Abott, i cili nuk ka shfaqur ende simptoma.

SHKARKO APP