Mbi 10 mijë persona protestojnë në Stokholm për klimën, pak javë para zgjedhjeve

Mbi 10 mijë persona kanë marshuar të dielën në rrugët e Stokholmit, duke protestuar kundër ndryshimeve klimatike dhe politikave të qeverisë suedeze, vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 13 shtatorit.

Protesta u organizua nga grupe të rinjsh, organizata sportive, sindikata, shoqata rurale dhe organizata për të drejtat e njeriut. Në marshim mori pjesë edhe aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg.

“Nuk ka absolutisht asnjë parti në Suedi që të propozojë politika në përputhje me atë që shkenca thotë se nevojitet për të shmangur një katastrofë klimatike”, deklaroi Thunberg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit kundërshtojnë politikat e qeverisë së kryeministrit Ulf Kristersson, e cila që prej vitit 2022 ka ulur taksat mbi karburantet dhe ka lehtësuar disa kërkesa për përdorimin e alternativave me emetime të ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Suedia synon të ulë me 70% emetimet e CO₂ nga transporti deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2045.

Çështja e klimës pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhje. Sipas një sondazhi të Verian për SVT, 37% e suedezëve e rendisin ndryshimin klimatik si prioritet kryesor, ndërsa opozita e qendrës së majtë kryeson me rreth 10 pikë ndaj bllokut qeverisës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?