Mbi 100 mijë njerëz në botë shërohen nga koronavirusi
Tashmë 100,885 njerëz të infektuar me koronavirus në vende të ndryshme janë rikuperuar, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins.
Referuar faqes së universitetit pothuajse 60 mijë shërime janë në provincën kineze Hubei, nga ku filloi përhapja e infeksionit. Në vendin e dytë është Irani me 8.376 që rikuperohen, i ndjekur nga Italia, ku 7,432 njerëz u shëruan. Në total, në botë janë regjistruar 372 563 raste të koronavirusit.
Vendin e parë në numrin e rasteve të regjistruara të koronavirusit e mban ende Kina me 81.496 raste, e ndjekur nga Italia me 63.927 raste, dhe vendi i tretë në SHBA me 41.511 raste. Më shumë se 33 mijë raste janë regjistruar në Spanjë, më shumë se 28 mijë në Gjermani dhe më shumë se 23 mijë në Iran. (ordonews)
SCAN