Mbi 1,3 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 76 mijë të vdekur dhe 292,467 të shëruar
Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1,3 milion konkretisht, 1,365,004.
Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 76,507.
Të shëruar deri tani janë 292,467 pacientë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 377,499 ndërsa të vdekur janë 11,781.
Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 16,523 viktima.
Spanja ka regjistruar 743 viktima brenda 24 orëve duke e çuar në 13,798 numrin e vdekjeve, ndërsa Franca ka 8,926 numrin total të të vdekurve.
Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 383 të infektuar.