Mbi 23 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Itali, shënohen 307 viktima

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 23 641 raste të reja me COVID -19 nga 355,024 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur jetën 307 persona . Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë është afro 100 mijë, 99 578 në total.

Mediat italiane raportojnë se aktualisht të infektuar me COVID në shtetin fqinj numërohen 465,812 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e shifrave në Itali shihet me shqetësim nga anëtarët e komisionit të Posaçëm për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë të cilët kanë deklaruar se masat parandaluese duhet të forcohen në të gjitha rajonet e Italisë. /mv.abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?