Mbi 2,4 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 168 mijë viktima dhe 640 mijë të shëruar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,4 milion, përkatësisht 2,444,698 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 168,011.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 41,356 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,114 viktima, Spanja me 20,852, Franca me 19,718 dhe Britania me 16,059

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 584 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 640,342 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?