Mbi 3.2 milionë të infektuar nga koronavirusi, ja situata në botë

Qëkur u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fundin e vitit të kaluar, koronavirusi ka prekur mbi 3.2 milionë njerëz në mbarë botën e ka vrarë më shumë se 230.000 persona.

Ndërsa numri i njerëzve të shërur nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën ka tejkaluar sot shifrën e një milion.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. të shëruarit nga sëmundja e koronavirusit tani janë 1,014,809, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 233,405 kurse rastet e personave të identifikuar pozitiv nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 3,257,520

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara janë kryesuese në numrin e të shëruarve (154 mijë), e ndjekur nga Gjermania (123 mijë), Spanja (112 mijë), Kina (78 mijë) dhe Italia (76 mijë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 2,053 vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?