Mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes mjekësore do të transportohen nga Kina në Zvicër

Kompania ajrore “Swiss International Air Lines” ka njoftuar që mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes personale do të importohen nga Kina për ta ndihmuar Zvicrën të përballojë epideminë e COVID-19.

Që nga e hëna, dy aeroplanët e parë me materiale mbrojtëse nga Kina “që nevojiten urgjentisht”, kanë mbërritur në Zyrih dhe Gjenevë.

Pajisjet mjekësore do të shpërndahen në një numër spitalesh vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tregojnë se që nga e hëna, ka pasur mbi 21 mijë raste të COVID-19 në Zvicër, shkruan CRI.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?