FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 36 mijë rrufe brenda 13 orëve, vdesin 9 njerëz

Rajoni jugor indian i Andhra Pradesh ka regjistruar 36,749 goditje rrufesh në një periudhë kohore prej 13 orësh të martën, thanë zyrtarët cituar nga BBC.

Numri është jashtëzakonisht i lartë dhe është rezultati i “modeleve ekstreme të motit”, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive shtetërore.

Nëntë vetë, përfshirë një vajzë nëntë vjeçare, janë vrarë në shtet nga sulmet e rrufeve që nga e marta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreziqet e rrufeve janë të zakonshme në Indi gjatë shirave të forta muson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sezoni zakonisht fillon në qershor dhe zgjat deri në shtator. Sidoqoftë, ky rajon zakonisht sheh një aktivitet të rritur rrufeje para fillimit të musonit, tha Kishan Sanku, i cili drejton qendrën e emergjencës shtetërore.

Rastet e së martës konsiderohen si anomali sepse të dhënat nga viti i kaluar tregojnë se ka pasur rreth 30,000 goditje rrufesh gjatë gjithë muajit maj në të njëjtin rajon.

Disa shkencëtarë besojnë se ngrohja globale do të rrisë ndjeshëm frekuencën e goditjeve të rrufeve.

Pse ka kaq shumë vetëtima?

Goditjet e rrufeve kanë ndodhur përgjatë bregut verior të Andhra Pradesh, një zonë që shpesh përjeton shira të fortë.

Megjithëse zakonisht është rritur aktiviteti i rrufeve në rajon para musonit, sivjet, erërat e ftohta nga deti arab u përplasën me erëra të ngrohta nga India veriore dhe krijuan kushte që çuan në formimin e reve më shumë se zakonisht, tha Sanku.

Kjo rriti shanset për goditje rrufesh.

Ajo që ka bërë kushtet veçanërisht unike, shtoi ai, është se mbulimi i reve ka zgjatur mbi 200 km.

“Zakonisht janë rreth 15-16 km,” tha ai. “Në përvojën tonë, kjo është shumë e rrallë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?