Mbi 50 milionë infektime dhe mbi 1.2 milion viktima, Covid-19 merr hov në mbarë botën

Edhe sot, një numër i madh shtetesh publikuan numër të lartë të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19.

Sipas faqes së specializuar “Worldometer”, 50,411,313 njerëz janë infektuar në të gjithë botën, nga të cilët 1,258,385 kanë vdekur dhe 35,640,373 janë shëruar.

Shtetet më të prekura mbeten SHBA me mbi 10 milionë të infektuar dhe mbi 240 mijë viktima.

Pas tyre vjen Rusia me mbi 1.7 milion infektime, por me rreth 30 mijë viktima.

SHKARKO APP