FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 50 nxënëse afgane dyshohet se janë helmuar

Dhjetëra nxënëse të një shkolle të mesme në provincën Helmand të Afganistanit, janë dërguar në spital dhe zyrtarët dyshojnë se ato janë helmuar.

Shefi i departamentit të edukimit në këtë provincë, Dawood Shah Safari, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 52 nxënëse janë dërguar në një spital në Lashkar Gah.

Doktori Nisar Ahmad Barak ka thënë se vajzat e hospitalizuara kanë pasur kokëdhimbje dhe të vjellura, duke shtuar se tashmë ato janë në gjendje stabile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është ende e qartë se për çfarë lloj helmimi bëhet fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia dhe ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për këtë incident.

Shumica e provincës Helmand është nën kontrollin e talibanëve, të cilët kundërshtojnë edukimin e vajzave./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?