Mbi 500 mijë refugjatë ukrainas, BE gati t’u japë leje qëndrimi dhe pune

Më shumë se 500 mijë refugjatë kanë lënë Ukrainën duke kërkuar strehim në vendet fqinje, që pas nisjes së pushtimit rus. ”UNHCR është duke bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe autoritet lokale për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbështetur të gjithë ata që kanë nevojë”.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë UNHCR ka thënë se “fqinjët duhet të të ndajnë në mënyrë urgjente përgjegjësi, në rrugë konkrete”.

Bashkimi Europian po përgatitet për t’u dhënë ukrainasve që largohen nga lufta të drejtën për të jetuar dhe punuar në shtetet e unionit deri në 3 vjet. Ministrat e BE-së i kërkuan Johansson-it që të përgatiste propozimet për të aktivizuar direktivën e përkohshme të mbrojtjes, një nismë e miratuar fillimisht pas lustrave në Ballkan në vitet 1990, por të papërdorur kurrë më parë.

SHKARKO APP