Mbi 9 mijë viktima në SHBA, kirurgu i përgjithshëm i Shtetit: Java që vjen më e vështira dhe e trishta për amerikanët, por ka shpresë nëse për 30 ditë…
SHBA tashmë duket se ka marrë gjithë vëmndjen e koronavirusit duke shënuar 321 mijë të prekur por edhe një rritje të shpejtë të viktimave, 9 mijë e 100.
Kirurgu i përgjithshëm amerikan i Shtetit, Jerome Adams ka thënë se java që vjen do të jetë më e trishta dhe e vështira në jetët e amerikanëve. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Anthony Faucy, eksperti kryesor infektiv në SHBA.
Por Jerome Adams thotë se ka shpresë në fund të tunelit vetëm nëse për 30 ditë amerikanët respektojnë rregullat e vendosura në mënyrë rigoroze.