Mbi 90 mijë njerëz i kanë bërë nderime Papës, në ceremoninë mortore do të jenë 130 delegacione dhe 50 krerë shtetesh

Në dy ditë, më shumë se 90,000 njerëz shkuan në Bazilikën e Shën Pjetrit për lamtumirën e fundit ndaj Papa Françeskut. Nga ora 11:00 e mëngjesit të djeshëm deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, mbi 90 mijë persona u mblodhën në Bazilikën e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papa Françeskun. Këtë e bëri të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit.

Zyra e Protokollit të Sekretariatit të Shtetit të Vatikanit raporton se aktualisht janë 130 delegacione të konfirmuara për funeralin e Papa Françeskut, të shtunën në mëngjes, duke përfshirë rreth 50 krerë shtetesh dhe 10 sovranë në fuqi.

Departamenti i burgjeve në Itali ka dhënë disponueshmërinë e plotë, nëse plotësohen kushtet, për të dhënë leje të veçanta për të burgosurit për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut të shtunën. Vetëm pas opinionit pozitiv të gjykatës mbikëqyrëse, administrata e burgut do të mund të vlerësojë dhënien e lejes.

SHKARKO APP