Mbretëresha e Britanisë lë mesazh të koduar për Krishtlindje

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II ka uruar të gjithë njerëzit nëpër botë për festën e Krishtlindjes. Monarkja 93-vjeçare i është referuar jetës së Jezusit dhe rëndësisë së pajtimit në mesazhin e saj, duke thënë “hapa të vegjël të ndërmarrë me besim dhe me shpresë mund të kapërcejnë dallimet e mbajtura gjatë dhe ndarjet e thella për të sjellë harmoninë dhe mirëkuptim”. Mbretëresha nuk e specifikoi nëse ajo po i referohej trazirave politike mbi Brexit që mbizotëruan 2019 në MB, apo nëse po mendonte për ngjarje personale që përfshinin familjen e saj, apo të dyja bashkë. Bashkëshorti i saj, Princi Philip, doli pas qëndrimit katër ditor nga një spital në Londër pas një gjendje të pazbuluarshëndetësor.

Gjatë këtij viti noddhën shumë ngjarje negative për familjen mbrëtërore. Në fillim të vitit, Duka pësoi një aksident me makinë, por nuk u dëmtua. Në shtator, Duka dhe Dukesha e Sussex krijuan konflikte pas komenteve për jetën e tyre personale nëper media. Më pas muajin e kaluar, Princi Andreë, djali i dytë i Mbretëreshës njoftoi se ai po tërhiqej nga detyrat publike pas një interviste të kritikuar gjerësisht për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein, i akuzuar për pedofili. Gjatë videomesazhit, ajo ishte ulur pas një tryeze në një fustan mbretëror blu kashmiri nga Angela Kelly.

Mbretëresha ishte e rrethuar nga fotografi të Princit Charles dhe gruas së tij Camilla, një portret familjar i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit me tre fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis, një fotografi e Dukës së Edinburgh nga koleksioni i tij privat, si dhe një fotografi bardh e zi e babait të saj, Mbretit George VI, në vitin 1944. Vëmë re që mungon fotografia e princ Harryt, bahskëshortes së tij Megahn dhe princit Archie. Kjo tregon se marrëdhënia e tyre është akoma e tensionuar edhe pse në ditë festash.

SHKARKO APP