Mbretëresha Elisabet pasaardhëse e Muhamedit?
Mbretëresha Elisabet e Mbretërisë së Bashkuar është pasaardhëse e Profetit të islamit. 43 breza ndajnë një mbretëreshë nga Profeti Muhamed, të paktën sipas një studimi të publikuar në një gazetë marokene.
Sipas këtyre pretendimeve, Mbretëresha Elisabet është pasaardhëse e një princeshe të quajtur Zaida, ose Isabelle në kohën kur Spanja ishte e pushtuar nga kalifati. Zaida thuhet se është arratisur nga Sevilja në shekullin e 11-të dhe është konvertuar në të krishterë, duke marrë emrin Isabelle.
Ajo ishte gruaja e katërt e Mbretit Al-Mutamid ibn Abbad i Seviljes, me të cilin kishte një djalë, Sanchon. Njëra prej pasaardhëseve të Sanchos u martua me Kontin e Kembrixhit, në fund të shekullit të 11-të. Vetë Zaida besohet se ka prejardhje nga Fatima, vajza e Muhamedit, por pretendime të tjera thonë se ajo është vajza e një kalifi, i afërt me familjen e profetit.

KOHA JONË SONDAZH

