Mbretëresha Elisabeta i drejtohet britanikëve për një kompromis

Mbretëresha Elisabeta II i bëri thirrje britanikëve për gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve, një ndërhyrje e cilësuar si një sugjerim i drejtëpërdrejtë për debatin e Brexit, i shndërruar aktualisht në një çështje që po krijon përçarje në Britaninë e Madhe.

Të enjten në mbrëmje sovrania 92 vjeçe deklaroi se ndërsa ne po kërkojmë për përgjigje të reja në këto kohë moderne, unë preferoj nga ana ime receta të sigurta, si të flasësh me respekt dhe të respektosh këndvështrimet e ndryshme, si të mblidhesh bashkë për të gjetur një kompromis mes palëve dhe të mos harrosh asnjëherë të mbash distancë, transmeton Atsh.

‘’Për mua, këto mënyra zgjidhjeje janë universale, dhe unë ua rekomandoj të gjithëve’’, shtoi ajo gjatë fjalimit në prani të anëtarëve të ‘’Women’s Institute’’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo përshëndeti vlerat e kësaj organizate që punon për gratë, si durimin, miqësinë, lidhjen e fortë mes komunitetit dhe marrja në konsideratë e nevojave të të tjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?