Mbretëresha Elisabeth nuk njeh moshë, 94-vjeç mbi kal

Mbretëresha Elisabeth u fotografua teksa shëtiste me kal rreth kështjellës së Windsor. 94 vjeçarja mbante një shami mëndafshi dhe një pallto bezhë për një udhëtim të qetë, teksa shoqërohej nga një ndihmës.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 99 vjeç, tradicionalisht e kalojnë sezonin festiv me familjen në Sandringham, në Norfolk.

Por javën e kaluar u njoftua se çifti do të heqë dorë nga festimet e Krishtlindjeve në Sandringham dhe do të qëndrojnë në Windsor, ku ata janë izoluar me një pjesë të vogël të stafit që nga tetori për shkak të pandemisë.

SHKARKO APP