Mbretëresha Elizabet i rikthehet detyrave zyrtare, vizitë në Memorialin Runnymede

Mbretëresha Elizabeta e II I është rikthyer angazhimeve të saj publike pas katër muajve nga dalja e saj e fundit,  teksa Britania e Madhe ka nisur me lehtësimin e masave anticovid.

Monarkia 94-vjeçare, e cila ka vazhduar të kryejë detyrat e saj zyrtare virtualisht që kur u vendos izolimi i vendit në fillim të vitit, vizitoi memorialin e Forcave Ajrore në Runnymede për të shënuar 100-vjetorin e Forcës Ajrore Mbretërore Australiane.

Runnymede është afër Castle of Windsor, në perëndim të Londrës, ku mbretëresha ka qëndruar me bashkëshortin e saj 99-vjeçar Princ Philip, i cili kohët e fundit kaloi katër javë në spital për trajtim pas një ndërhyrje të kryer në zemër.

“Ka kaluar një kohë të gjatë, nga hera e fundit kur isha këtu”, tha Elizabeta, e cila është gjithashtu Mbretëresha e Australisë.

Dalja e fundit që ajo kreu në publik ishte në dhjetor në Windsor kur ajo falënderoi vullnetarët vendas dhe punëtorët kryesorë, ndërsa rrallë është larguar nga kështjella që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Në fillim të këtij muaji, familja mbretërore u përfshi në krizën më të madhe në dekada pas intervistës që Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan i dhanë Oprah Winfrey.

Harry pohoi se nuk kishte pasur mbështetje ndërsa Meghan tha se një anëtar i familjes mbretërore kishte bërë një koment racist.

Në një deklaratë, mbretëresha premtoi se shqetësimet e tyre do të adresoheshin në privatësi nga familja. Ndërsa pasojat nga intervista vazhdojnë të gjëmojnë në sfond dhe në media, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore kanë vazhduar detyrat e tyre zyrtare.

SHKARKO APP