Mbretëresha Elizabeth II uron dhe shpreson kohë më të mira për ukrainasit
Mbretëresha britanike Elizabeth II tha se shpreson se bota mund të presë kohë më të mira në një fjalim që shënoi Ditën e Pavarësisë së ukrainasve.
Ambasada britanike në Kiev publikoi mesazhin ndërsa vendi festoi përvjetorin e tij në mes të luftës së Rusisë kundër kombit.U mbushën 31 vjet që kur Ukraina shpërbëu qeverinë e Moskës pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në një seri postimesh në Twitter, Elizabeth tha: “Në 31 vjetorin e tyre të pavarësisë, Madhëria e Saj uron ukrainasit. Është një kënaqësi e madhe për mua që t’i dërgoj popullit ukrainas urimet e mia më të ngrohta për kremtimin e Ditës suaj të Pavarësisë’’.
“Në këtë vit më të vështirë, shpresoj se sot është koha që populli ukrainas, si në Ukrainë ashtu edhe në mbarë botën, të festojë kulturën, historinë dhe identitetin e tij. Ne mund të presim kohë më të mira në të ardhmen. Elizabeth R.”, thuhet në mesazhin e Elisabetës II.
Mbretëresha ka treguar më parë mbështetjen e saj për qytetarët ukrainas duke bërë një donacion për një apel bamirësie. Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) e falënderoi atë në mars për një “dhurim bujar” për apelin e saj, i krijuar për të ndihmuar civilët e prekur nga konflikti.