Mbretëresha në gjendje të rëndë, spikeri i BBC shfaqet me të zeza

Britania e Madhe është në ankth. Veshja e spikerit të ”BBC”, ka rënë në sy të mediave e madje u mor si një mesazh për gjendjen në të cilën ndodhej Mbretërehsa Elizabeth II. Huw Edwards është shfaqur i veshur me xhaketë e kravatë të zezë.

Një komentues në rrjetet sociale e konsideron të nxituar si veprim. “Një kravatë e zezë tani, për të kursyer kohë ndoshta? Që të jesh gati”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Pallati Buckingham konfirmoi se mbretëresha ishte vënë nën mbikëqyrje mjekësore pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?