Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më e varfër” pas Brexit-it

Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e varfër ekonomikisht pas daljes nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-it, tha Thesari britanik.

Sipas shifrave të tij, ekonomia britanike mund të dobësohet për 3.9% pas 15 vjetësh.

Kjo, nëse Britania del nga BE-ja në bazë të planit aktual të kryeministres britanike, Theresa May. Nëse nuk ka marrëveshje për Brexit, ekonomia mund të dobësohet për 9.3 përqind, paralajmëroi Thesari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania duhet të dalë nga Bashkimi Evropian deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Britanikët e kanë marrë vendimin për Brexit në një referendum në vitin 2016.

Me planin e kryeministres May, Britania do të mund të negociojë marrëveshje tregtare gjatë periudhës së tranzicionit, pas 29 marsit, porse nuk do të jetë në gjendje t’i zbatojë ato derisa të përfundojë periudha e tranzicionit prej 21 muajsh.

Parlamenti briatnik do të votojë për planin e kryeministres May më 11 dhjetor.

May thotë se plani i saj, i cili është miratuar nga Bashkimi Evropian, është opsioni i vetëm, por ai kundërshtohet edhe nga ligjvënësit e partisë së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?